27 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut (video)

Sot bahen 27 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pamvarësisë së 2 Korrikut.

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës asht ba në Kaçanik, në nji organizim të mirë dhe të mshefttë, mbasi vendi ishte i mbushun nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisë nji spastrim të hapun të institucioneve të Kosovës, tue i largue punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.

Po ashtu, deputetët që kishin shpallë Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpallë persona në kërkim.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njana nga datat ma të çmueme të Kosovës.

Shperndaje në: