27 vjet nga vizita historike e senatorit Bob Dole në Kosovë (video)

Sot janë ba 27 vjet nga vizita historike e delegacionit të Kongresit të SHBA’ve në Kosovë, e cila udhëheqej nga senatori Robert Joseph Dole (Bob Dole).

Kjo vizitë e cila  ishte organizue nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në SHBA, u ba në kohën ma të vështirë të represionit dhe terrorit shtetnor serb, në vitin 1990 ku senatori Dole kishte ardh për me pa gjendjen nga afër.

Në Prishtinë ky delegacion u prit nga Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe rrethi i tij intelektual, ku i informuen për situatën e randë politike që ekzistonte në Kosovë.

Kjo ishte vizita e parë e nji delegacioni të nivelit ma të naltë të SHBA’ve në Kosovë dhe vizita ma shpresëdhanëse që shqiptarët me vazhdue luftën për liri dhe pamvarësi.

Në këtë delegacion të udhëhequn nga senatori Dole, merrnin pjesë dhe shtatë senatorë amerikanë, të cilët kishin me i raportue Senatit dhe Kongresit mbi situatën e përgjithshme në Kosovë.

Në përfundim të vizitës, Senatori Dole i tha serbit, Momqilo Trajkovic që t’jua përcillte porosinë e tij udhëheqjes së Beogradit, se nuk ka m’u lejue ma me abuzimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.

Nga kjo vizitë historike, fati i Kosovës ndryshoi.

Mbas 9 vjetesh nga kjo vizitë, Kosova u çlirue nga NATO dhe SHBA’të, dhe mbas 18 vjetesh Kosova u shpall shtet i pamvarun dhe demokratik.