28 civilë të vdekun nga sulmet ajrore n’Siri

Ma s’paku 28 civilë kanë mbet të vramë mbas sulmeve ajrore në veriperëndim të Sirisë.

Sulmi ka ndodh në vendin e planifikuem për zonë të sigurisë, mbasi që kjo pjesë kishte qenë nën hije nga kampanjat bombarduese kundër xhihadistëve, shkruen News18.

Në mesin e të vdekunve kanë qenë edhe katër fëmi, nga sulmet që u kryen gjatë natës në Amanaz, në krahinën Idlib pranë kufinit me Turqinë, ka thanë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në bazën kontrolluese të Britanisë asht thanë se nuk mund të përcaktojnë tash nëse sulmet janë kry nga aeroplanë luftarak të Qeverisë së Sirisë apo të aleatit të saj, Rusisë.

 

Shperndaje në: