28 faqet sekrete lidhun me 11 shtatorin 2001!

Shtëpia e Bardhë dhe shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkueme mendojnë të deklasifikojnë 28 faqet e sekretueme e dokumentit përfundimtar të hetimit të dhomave të Kongresit për 11 Shtatorin, ato që kanë të bajnë me mbështetjen saudite ndaj avionrrëmbyesve.

Prej 13 vitesh 28 faqet kanë qenë të mbylluna në nji dhomë sekrete, Sensitive Compartmented Information Facilities (SCIF).

Vetëm pak njerëz i kanë pa.

Ish Senatori Bob Graham ka kërkue me i ba publike qysh kur u klasifikuen në 2003, kur drejtonte hetimin e parë qeveritar lidhun me 11 shtatorin.

Graham ishte President i Komitetit të Ngushtë për Inteligjencën të Senatit dhe bashkëpresident i Komitetit Hetimor të Përbashkët të Kongresit lidhun me deshtimin e inteligjencës në parandalimin e atentateve.

Hetimi grumbulloi gjysë milioni dokumenta, intervistoi qinda deshmitarë dhe prodhoi nji raport prej 838 faqe, minus 28 faqet e sekretueme.

Bob Graham: “Jam thellësisht i prekun nga sasia e materialit të censuruem në këtë raport”…

Lexoje të plotë KETU.