28 Nandori – Dita e flamurit, ditë pushimi n’Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozue që 28 Nandori, Dita e flamurit me qenë ditë pushimi në Kosovë.

Dita festive ma e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë, dhe kjo ishte arsyeja që krey i Qeverisë kerkoi me qenë ditë pushimi.

“Edhe pse kjo nuk asht parapa me Ligj, kjo asht nji festë kombëtare dhe propozoi para kabinetit qeveritarë që 28 Nandori me qenë ditë pushimi”, ka thanë Mustafa.

Kabineti qeveritar ka votue pro këtij vendimi, me çka edhe u vendos që 28 Nandori 2016, ditë e Hane, me u ba ditë pushimi në Kosovë.

 

debtiqeveria