3 aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftue se në rrugët e Kosovës, veç në 24 orëshin e fundit kanë ndodhë tre aksidente, të cilat kanë përfundue me fatalitet.

Në Lipjan, dje në orët e hershme të mëngjesit (03:20), nji mashkull, derisa ishte tue drejtue kerrin e tij asht vet-aksidentue dhe si pasojë shoferi ka ndërrue jetë, ndërsa nji pasagjere ka pësue lëndime trupore dhe asht dërgue për trajtim mjekësor.

Po ashtu, në Drenas rreth orës 02:10, nji mashkull, derisa ishte tue nga kerrin, ka humbë kontrollin dhe asht aksidentue.

“Si pasojë ngasësi dhe tre pasagjerë kanë pësue lëndime trupore dhe janë dërgue për trajtim mjekësor në QKUK. Gjatë trajtimit mjekësor, nji pasagjer mashkull K/Shqiptar ka ndërrue jetë dhe me urdhën të prokurorit trupi i pajetë asht dërgue në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë Policia ne raportin 24 oresh

Ndërkaq, në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, dje në orët e mbasdites (17:13), ka ndodhë nji aksident trafiku në mes të dy kerreve me ngasës mashkuj, me ç’rast nga kerret e aksidentueme asht goditë edhe nji kambësor mashkull, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërrue jetë në QKUK.