3 arsyet që kanë mujt me i shkaktue sulmet në Stamboll?

1. Turqia ka arritë me rilidhë marrëveshje diplomatike me Izraelin. Dhe, simbas televizionit amerikan, CNN, kjo ka mujt me i motivue edhe ekstremistët turqë që me krye sulme terroriste.

2. Nji pistë tjetër mundet me qenë edhe paralajmërimet e organizatës terroriste ISIS se kanë me u përgjakë rrugët e shtetit turk.

3. Gjithashtu, mundet me qenë edhe nji sulm i radhës i organizatës terroriste kurde, PKK.

Kujtojmë se deri tash janë konfirmue 50 të vdekun e shumë të plagosun mbas nji sulmi në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”.