3 ditë afat. 1800 zyrtarë ende s’e kanë deklaru pasuninë

hasanpreteni

Kanë mbet vetëm edhe tri ditë që të skadojë koha e deklarimit të rregullt të pasunisë së zyrtarëve të naltë publik.

Por deri tash në Agjencinë Kundër Korrupcionit e kanë deklaru pasuninë e tyne vetëm 2400 zyrtarë të naltë publik.

 
Simbas kryeshefit të AKK’s, Hasan Preteni, numri i deklarimeve të pasunisë nga ana e zyrtarëve deri tash asht shumë i vogël.

Ai për lajmi.net tha se, simbas përvojës me vitet e kalueme, zyrtarët zakonisht preferojnë që në ditët e fundit të mbushin formularët për deklarimin e pasunisë.

“Numri asht shumë i vogël. Vetëm 2400 zyrtarë kanë deklaru pasuninë n’Agjencinë Kundër Korrupcionit. Kanë mbet vetëm edhe tri dit kohë për deklarimin e pasunisë. Na u kemi ba thirrje të vazhdueshme zyrtarëve të naltë për me ba nji gja të tillë, por nuk ka pasë interesim.

Ata janë mësue ta lanë këtë për ditën e fundit”, ka thanë Preteni.

Simbas tij, janë gjithsej 4 mijë e 200 zyrtarë që duhet të deklarojnë pasuninë e tyne.