3 mln € drogë të sekuestrueme dhe lidhja e Shqipnisë me mafian e Catanias (video)

“Mega” ngarkesa e fundit e drogës që vinte nga Shqipnia, e sekuestrueme në Itali, dëshmon edhe njiherë lidhjet e forta mes Shqipnisë dhe mafias së Catanias, raportojnë mediat italiane.

Në 25 Nandor, nji ton marihuanë asht sekuestrue dhe gjashtë italianë janë arrestue nga Anti-mafia e Catanias, në bashkëpunim me policinë lokale.