3 përqind e Zvricrës folin shqip

Dy të tretat e popullatës në Zvicër e folin rregullisht edhe nji gjuhë krahas gjuhës amtare, siç ban të ditun Zyra Federale e Statistikave, shkruen srf.ch.

Ndërkohë, çdo i katërti banor i Zvicrës flet tri ose ma shumë gjuhë, nga të cilat sigurisht, anglishtja asht ma e preferueme, transmeton albinfo.ch. Kur jemi te anglishtja, kjo gjuhë folet nga gjermanofonët ma shumë se sa gjuha vendore, frangjishtja. Po ashtu edhe në zonat frankofone anglishtja folet ma shpesh se sa gjermanishtja. Vetëm në zonën italishtfolëse (Kantoni i Ticinos) gjuhët vendore (gjermanishtja dhe frëngjishtja njihen ma mirë se sa anglishtja.

Nga ana tjetër, nji e treta e popullatës mjaftohet me vetëm nji gjuhë, pra me përdorimin e gjuhës amtare.

Mbas anglishtes gjuha tjetër e dytë asht italishtja, ndonëse ajo ka edhe karakter të gjuhës së vendit, por edhe të asaj të huej në të njajtën kohë. Në radhë mandej vijnë spanjishtja me 6 për qind dhe portugalishtja, që folet nga pesë për qind të popullatës.

Asht interesante radhitja e matejme: Gjuhët sllave (të ish Jugosllavisë) pra serbishtja, kroatishtja, gjuha boshnjake dhe ajo malazeze të futuna në nji grup folen nga 3 për qind të popullatës. Dhe po kaq, nga 3 për qind, folet edhe gjuha shqipe.