3 Presidentët anulojnë vizitën në kampin e Indomenit, Papa Françesku viziton të Shtunën ishullin Lesbos

Përleshjet në distancë mes nji grupi refugjatësh që tentuen me kalue kufinin e Greqisë me forcat policore të Maqedonisë, e kanë anulue vizitën e përbashkët të 3 presidentëve në kampin e Idomenit.

Ma herët, Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, ai sloven Borut Pahor dhe kroatja Kolinda Grabar-Kitarovic, kishin planifikue vizitë në këtë kamp, por ajo u shty’ për motive sigurie.

Media ndërkombëtare raporton se që në orët e para të mëngjesit, policia maqedonase i asht kthye përdorimit të gazit lotsjellës ndaj refugjatëve që tentuen me kalue kufinin nga Greqia, por ndryshe nga përleshjet e ditëve të fundit, nuk ka ende raportime për të plagosun.

Nji ditë ma herët, zyrtarë të Mjekëve raportuen për të paktën 37 të plagosun nga plumbat e gomës të policisë maqedonase, në mesin e të cilëve edhe fmi.

Ndërkaq, Papa Françesku ka paralajmërue se të Shtunën ka me vizitue ishullin Lesbos të Greqisë.

Bashkë me Papën, në këtë vizitë, kanë me qenë edhe Patriarku i Konstandinopojës, Bartolomeo, si dhe Arqipeshkvi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimi.