3 vjet nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi

Birn ka organizue sot konferencën të quejtun “BIG DEAL” ku ka prezantue raportin ma t’ri për ecuninë e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të pranishëm në këtë konferecë ishin shumë personalitete nga Kosova, Serbia e nga shtetet tjera të Europës.

Nji prej temave kryesore që u diskutue në këtë panel ishte marrëveshja për krijimin e Komunave me Shumicë Serbe, që për shumë kohë ka nxanë lajmet e para në media, për shkak të tollovisë që ka krijue.

Ndërsa drejtori i Internews Kosova, Faik Ispahiu tha se nënshkruesit e t’gjitha marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet me qenë përgjegjës para publikut.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe përfaqësuesi Special i BE’s për Kosovë, Samuel Zbogar, i cili tha se Kosova duhet me ndryshue mënyrën se si po ban dialog me Serbinë.

Simbas tij, roli i Kuvendit duhet me u fuqizue shumë ma shumë në bisedime.

“Të gjithë në Kosovë më thonë se agjenda europiane asht ma unifikuesja në Kosovë, e kjo nënkupton shumë gjana, si zgjidhjen e problemeve përmes dialogut Kosovë e Serbi. Asht në interes të Kosovës që si fillim me i zgjidhë problemet e hapuna me Serbinë. E nëse kjo bahet atëherë i hap rrugë edhe zgjidhjeve të problembeve mbrenda Kosovës sa i përket integrimit”, tha ai.

Ndërsa zv/Ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj tha se Qeveria ka hy në këtë proces mbasi që ka qenë e obligueme nga marrëveshjet paraprake.

Gecaj shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese me vendimin e saj për kushtetueshmëninë e marrëveshjes së Asociacionit ka qenë pak i komplikuem, megjithatë simbas tij, ekspertët e saj kanë dhanë nji sqarim të drejtë.

E sot, bahen 3 vjet nga fillimi i Bisedimeve Kosove-Serbi, të ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian.