30 ditë arrest shtëpiak për Driton Çaushin

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka me qendrue për 30 ditët e ardhshme në arrest shtëpiak mbas vendimit të nji gjykatësi të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimi për masën e sigurisë ndaj deputetit që hodhi dje gaz lotsjellës në nji mbledhje të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, u mor mbas kërkesës së Prokurores së rastit.

Ndërkohë, avokati i tij, Besnik Jakupi, nuk asht pajtue me këtë masë të sigurisë dhe ka paralajmërue ankesë në Gjykatën e Apelit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka dalë sot para gjykatësit të procedurës paraprake, për shkak të hedhjes së bombolës së gazit lotsjellës të Shtunën në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.

Prokurorja e rastit, Besa Limani, ka kërkue nga gjykatësi që Çaushit me ju caktue masa e arrestit shtëpiak për periudhën 30 ditëshe.