30 ditë paraburgim ndaj serbit të akuzuem për krime lufte në Kosovë (foto)

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktue nji masë paraburgimi prej 30 ditësh, serbit Zoran Vukotic, i dyshuem për krime të luftës në Kosovë.

Vendimi për me ja caktue Vukoticit këtë masë të paraburgimit asht marrë me urdhën të gjyqtarit ndërkombëtar të procedurës paraprake, ka pohue për Insajderin zadhënësja e EULEX’it, Besa Domi.

Vukotic u ekstradue nga Mali i Zi në Kosovë të Ejten e kësaj jave dhe në bazë të nji kërkese të paraqitun nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Vukotic dhe të tjerë, janë të dyshuem për përfshimje në nji seri të krimeve të luftës të kryeme kundër popullatës civile në ose rreth qytetit të Vushtrisë gjatë konfliktit 1998/1999, tue përfshi masakrën e 104 civilëve në ose në afërsi të katundit Studime të Vushtrrisë, raporton Insajderi.

Nji hetim rreth kësaj masakre ka fillue në vitin 2013, por në fund u desh të pezullohej për shkak se të dyshuemit, përfshi edhe Vukotic, kishin ikë jashtë vendit, thonë burime të Insajderit mbrenda Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria speciale ka ba të ditun se ka me rihap hetimin për Vukoticin dhe ka me vazhdue atë.

Policia e Kosovës e kishte shpallë atë në kërkim ndërkombëtar përmes zyrës ndërlidhëse të Interpolit në Kosovë, para se autoritetet malazeze ta arrestonin atë.

yora