30 ditë paraburgim për dy policët e arrestuem

Ilustrim

Dy policët, Arbnor Gashi dhe Besim Klinaku, të arrestuem dje, kanë me u mbajt 30 ditë në paraburgim.
Kështu ka vendosë Gjykata Themelore e Prishtinës, nji ditë mbas arrestimit të tyne.

Mediat, të Shtunën, raportuen se dy policët e Stacionit Qendra në Prishtinë, të cilët u arrestuen nji natë ma parë, po dyshohen për shmangie të marihuanës së sekuestrueme.

Arbnor Gashi dhe Besim Klinaku, dyshohen se mbasi kanë ndalue nji person, i cili posedonte rreth 15 qese të vogla me narkotikë (marihuanë), i kanë dorëzue në stacion policor vetëm dy qese me narkotikë.