30 ditë paraburgim për Kordinatorin e Inspektoratit të Punës

Koordinatorit të Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, Muhamet Binakut, i asht shqiptue masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin e bazuem për marrje të ryshfetit.

Binaku dyshohet se asht kap me 10 mijë euro nga Krimet Ekonomike dhe mbi të tash randon akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të mitos.

Policia e Kosovës në luftën e saj të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, me datën 23 Shator, me urdhnesë të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka realizue nji operacion, me ç’rast ka arrestue Koordinatorin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës.

Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë tue vazhdue nga Njisiti kundër Krimeve Ekonomike.