30 ditë paraburgim për serbin për dyshohet se bashkëpunoi me Azem Sylën

eu.jpg

I arrestuemi me 1 Maj që dyshohet se bashkëpunoi me Azem Sylën, Lubisa Vujovic, iu caktue masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Nji gjyqtar kujdestar i EULEX caktoi masën e paraburgimit prej nji muej për të pandehunin Lj.V. i përfshimë në rastin e shtatë të pandehunve të tjerë, ndaj të cilëve iu asht caktue paraburgimi javën e kaluem, thuhet në nji njoftim nga Gjykata Themelore.

“I pandehuni u arrestue me 1 Maj 2016, dhe u sjell para nji gjyqtari kujdestar të EULEX me 2 Maj 2016”, thuhet aty.

“Rastin asht tue e ndjek penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Tana palët kanë të drejtë ankese”.

Deri më tani, janë arrestue 8 të dyshuem nga 9 fletarreste sa janë lëshue nga Prokuroria e shtetit. Të shtatëve u asht caktue masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

indeks