30 ditë paraburgim për sulmuesin e shtëpisë së Kryeministrit

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktue masën e sigurisë – paraburgim prej 30 ditësh, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Kushtrim Avdimetaj.

Simbas Prokurorisë, Avdimetaj me 26 Fror ka përdor dhunë kundër Policisë, objektit të Qeverisë, dhe ka ba transportimin e molotovit me të cilin asht sulmue shtëpia e Kryeministrit Isa Mustafa.

Prokuroria thotën se Avdimetaj kishte ba transportimin e mollotovit me veturë, e cila ma mbas në rrugën “Meto Bajraktari “ asht braktisë dhe pastaj ai molotov ishte përdor nga protestuesit për me u sulmue shtëpia e Kryeministrit Isa Mustafa.

Mbas përfundimit të seancës, avokati i tij mbrojtës Asdren Hoxha, për kallxo.com tha se kundërshtoi caktimin e paraburgimit për të mbrojtunin e tij.

Konsideroj se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore për aprovimin e kësaj kërkese sepse pProkuroria nuk e ka mbështetur kërkesën me prova të mjaftueshme. Disa fotografi në të cilat thirret Prokuroria nuk janë të mjaftueshme sepse nuk dukej fytyra e tij dhe kjo gjë paragjykohej”, tha Hoxha.

Avokati shtoi se i mbrojtuni i tij asht nji student me nivel akademik dhe rreziku i ikjes nuk egziston në këtë rast.

Hoxha paralajmëroi se ka me ba ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Unë brenda afatit ligjor do të parashtroj ankesë në Apel sepse ky aktvendim është i parafrazuar më shumë ndaj kushteve ligjore sesa në të vërtetë ato qëndrojnë”, tha ai.