30 të vdekun dhe 90 të plagosun nga bomba në nji dasëm kurde

Numri i personave të vdekun nga shpërthimi që ndodhi të Hanën në nji dasëm kurde në qytetin Hasaka të Sirisë, asht rritë në 30, ndërsa numri i personave të plagosun në 90.

Simbas CNN shpërthimi ndodhi gjatë nji dasme në qytetin kurd Hasaka në pjesën verilindje të Sirisë së përfshimë nga lufta.

Personat e plagosun janë transferue në spitalet në Haseke dhe Qamishli, ndërsa shumica prej tyne janë në gjendje të randë.

Burimet lokale theksojnë se bahet fjalë për sulm vetvrasës.