30 të vdekun nga përmbytjet në Pakistan, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në veri dhe veriperëndim të Pakistanit nga shinat e dendun, të cilat shkaktuen përmbytje kanë humbë jetën ma s’paku 30 persona, ndërsa disa fshatna janë shkëput nga pjesa tjetër e tokës.

Numri ma i madh i vdekjeve asht raportue në provincën Khyber Pakhtunkhawa dhe në rajonin Gilgit-Baltistan në kufi me Kinën, ku asht shpallë gjendje e jashtëzakonshme.

Janë përmbyt rrugët kryesore tue e pengue kalimin e shërbimeve të shpëtimit që të arrijnë deri te njerëzit në nevojë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Swat, janë lishue paralajmërime për fshatnat përreth Shangla, Chitral, dhe në qarqet Buner dhe Dir.