30 vjet prej katastrofës berthamore të Çernobilit

cernobili

Ukraina shenon sot 30-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil.

Kambanat janë ndigjue n’orët e hershme, për të shenue momentin e shpërthimit në reaktorin numër katër, më 26 Prill të vitit 1986.

Shpërthimi ka ba që nji re e madhe e materialit radioaktiv të kalojë kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Europën veriore.

Numri i njerëzve të vramë nga katastrofa mbetet i diskutueshëm.

Mendohet se 30 persona kanë vdek në momentin e shpërthimit dhe n’operacionin e shpëtimit.

Por, nji raport i Kombeve të Bashkueme, i publikuem në vitin 2005, ka llogarit se 4,000 veta mund të kenë vdek nga sëmundje që lidhen me materialin radioaktiv.

Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa ma e keqe bërthamore në histori.