300 milionë euro dame nga energjia elektrike

Viti 2016 ka me qenë ma sfiduesi për sektorin e energjisë e zhvillimin ekonomik. Kështu tha sot ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, në forumin e organizuem nga po kjo ministri dhe USAID për “Sigurinë e Furnizimit me Energjinë Ekektrike.

Tue i përmende objektivat e programit të Qeverisë në këtë aspekt, Minsitri pranoi humbjet 300 milione euro ne vit te sektorit privat, shkaku i ndërpremjeve të energjisë elektrike.

Kjo humbje e madhe e bizniseve asht shqetësim edhe për ambasadorin amerikan Greg Delawie.

“ Nji raport i kohëve të fundit i USAID’it flet për humbjet 300 milionëshe të sektorit privat nga mosfurnizimi i rregullt me energji, e gjithë këtë shumë të madhe paresh, bizniset mundeshin me e përdorë për rritjen e prodhimtarisë, si dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, tha ai.

Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa, foli per nevojën e krijimit të ambientit për investime.

Këto deklarata u banë në takimin e Forumit të nivelit të naltë mbi sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, të organizueme nga MZHE dhe USAID.