300 punëtorë kidnapohen nga ISIS, pronarë s’dijnë asgja për fatin e tyne

Grupi terrorist ISIS, i ka marrë peng 300 punëtorë të nji firme ndërtimi në nji zonë në verilindje të Damaskut në Siri, shkruen Metro.

Militantët islamikë e kanë krye këtë sulm si kundërpërgjigje ndaj forcave qeveritare siriane të cilat i kanë shpallë luftë të hapun terrorizmit.

Televizioni sirian, tue i citue burimet qeveritare tha se pronarët dhe përgjegjësit e firmës së ndërtimit ‘Al Badia’ i kanë humbe tana kontaktet me punëtorët.