31 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

31 vjet ma parë nga jeta asht nda nji nga figurat e historisë së Shqipnisë, Enver Hoxha.

Periudha 40 vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizue nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyne nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyne në fshatna të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.

Ai ishte udhëheqës komunist i Shqipnisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985.Hoxha ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosuna nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.

Gjithashtu ai ka qenë edhe Kryeministër i Shqipnisë, dhe në kohë të ndryshme ka shërbye si ministër i Jashtëm dhe si ministër i Mbrojtjes.

Vitet e fundit të jetës ishin rëndu për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikue shumë vjet ma parë dhe kështu ai pësoi nji infarkt në zemër, në vitin 1972, ma pas nji tjetër në vitin 1973.

Fillimi i Prillit shënoi edhe fundin e jetës së tij, mbasi ju paralizuen kambët edhe goja. Mbas paralizimeve me 9 Prill të viit 1985 ai pëson nji ishemi dhe dy ditë ma vonë, me 11 Prill ai vdiç.
Në nji ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e nalta si për çdo udhëheqës.

Por mbas ranies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë ku ndodhet edhe sot.

Menjiherë mbas vdekjes së Sekretarit të Parë, në krye të partisë erdhi lideri i tij Ramiz Alia. Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozoi që në qendër të Tiranës dhe në vendlindjen e tij në Gjirokastër të ngrihet nga nji shtatore në nder të Enver Hoxhës, po ashtu edhe Universitetit të Tiranës ti vihet emri i tij.

Monumenti i Hoxhës u përurue në vitin 1988 dhe ishte 8 metra i naltë, ndërsa me 20 Fror në 1991’ ai u rrxue nga protestuesit.

Rrximi i statujës simbolizon edhe ranien e komunizmit.