33 mijë kosovarë ma pak, kush asht shkaku!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue raportin mbi “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”.

Ky publikim, thotë kumtesa nga AKS, ofron të dhana statistikore mbi popullsinë në nivel vendi dhe komune.
ASK ka me vazhdue me ba këtë vlerësim, çdo vit, me qëllim që me sigurue serinë kohore të treguesve demografikë mbi ndryshimet në nivel territorial.

Baza e të dhanave për me vlerësue numrin e popullsisë për vitin 2015 asht marrë nga numri i vlerësuem i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2014, nga lindshmënia, nga vdekshmënia dhe nga lëvizjet e popullsisë së Kosovës për periudhën 1 Kallnor – 31 Dhetor 2015.

Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31 116 lindje, numri i vdekjeve ishte 8 884 dhe shtimi natyror ishte gjithsej 22 232.

Numri i personave, që kanë imigrue (ardh) në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 18 862 banorë, derisa numri i emigrantëve (largue) kosovarë ishte 74 434 banorë dhe bilanci i migrimit për vitin 2015 ishte 55 572 persona.

Përkundër nji shtimi natyror prej 22 232 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlue për 33 340 banorë, për shkak të emigrimit (largimit) të theksuem në vitin 2015.

Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2015 (31 Dhetor 2015) vlerësohet me qenë 1 771 604 banorë rezidentë.

Në këtë publikim janë perfshi edhe levizjet e mbrendshme të popullsisë (nga nji komunë në tjetrën), ku numri i lëvizjeve te mbrendshme asht vlerësue me qenë 8 972 banorë.