34 vjeçarja nga Prishtina i dha fund jetës tue ra nga banesa në Dardani

Nji vajzë ka ra nga banesat në lagjen “Dardania” saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmue zadhenësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thanë se kanë marrë informatën se nji vajzë rreth moshës 34 vjeçare ka ra nga njani kat i ndertesës në lagjen Dardania.

Ahmeti ka shtue se në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatue vdekjen e viktimës.

Ndërkaq vlen me u përmend se rastet e tilla ditëve të fundit janë shpeshtue shumë.