35 të lënduem prej nji shpërthimi në New York (video)

Ekipet emergjente amerikane kanë intervenue mbas raportimeve se në nji bodrum të nji ndërtese në New York kishte shpërthye nji zjarr i madh.

Së paku 35 persona janë dërgue në spital dhe po trajtohen për helmim nga monoksidi i karbonit, kurse nji prej tyne besohet se asht helmue seriozisht.

Mediumet ndërkombëtare raportojnë se ndërtesa me 12 kate në West Broadway, që gjendet vetëm tre blloqe banesash larg nga vendi ku gjendeshin ndërtesat e Qendrës Botnore Tregtare, u rrethue nga policia mbasi u raportue për nji pako të dyshimtë.