35 vjet nga demonstratat e studentëve që dridhën themelet e Ish-Jugosllavisë!

Me datën 4 Mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuen nji protestë në Prishtinë për kushte ma të mira në mensën e tyne.

Kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizueme nga studentët në datën 11 Mars, e cila njilloj si protesta e parë u shtyp me dhunë nga policia dhe u paraburgosën disa studentë.

Kështu nisi zinxhiri i demonstratave të vitit ’81.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohuna si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosun.

Por persëri, organet shtetnore ndërhyjnë me tanë brutalitetin e tyne gjatë tubimeve, dhe armata jugosllave paraqet prezencën e saj.

Mbas dy muejsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e ma vonë edhe shtetrrethimi.

Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të vitit, shenuen kthesën vendimtare të ndamjes definitive të shqiptarëve të robnueme nga ish-RSFJ.

Kryengritja popullore e Marsit dhe prillit e vitit 1981 shenon nji epokë vendimtare në historinë ma të re të popullit shqiptar.