+383 funksionalizohet në Qershor 2018

Mbi dy milionë përdorues të telefonisë mobile dhe asaj fikse, që nga Qershori i vitit të ardhshëm kane me perdore kodin telefonik të Kosovës +383, tue i dhanë fund operimit të kodeve të hueja në Kosovë, bajnë të ditun autoritetet kompetente.

Kurse, që nga kjo javë, pritet që numri i thirrjeve nga telefonia fikse e Kosovës, në vende të ndryshme të botës, të identifikohet me +383, ka thanë për Radion Europa e Lirë, drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj.

“Vetëm nga linjat fikse nga Kosova thirrjet jashtë vendit, numri thirrës kane me u identifikue +383, mandej numri pasues nga cili rajon thirret”, thotë Latifaj.

Ndryshe, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në Dhetor të vitit të kaluem i ndau kodin telefonik +383 Kosovës, mbas nji marrëveshje të arritun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin, me lehtësimin e Bashkimit Europian.

Kurse, thirrja e parë telefonike me këtë kod u realizue në Fror të këtij viti nga Post Telekomi i Kosovës.