4 aktivistët e VV’s lirohen nga arresti shtëpiak

Katër aktivistët e Vetëvendosjes janë lirue nga mbajtja në arrest shtëpiak mbas rreth 1 vjeti.

Në fund të seancës gjykatësi ka miratue kërkesën e mbrojtjes dhe kështu Atdhe Arifi asht lirue nga paraburgimi kurse Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë lirue nga arresti shtëpiak.

Atyne u asht zavendësue kjo masë me paraqitje në polici.

Katër të apostrofuemit ishin t’akuzuem si të dyshuem për sulmin me zollë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

I akuzuem në këtë rast kishte qenë edhe Astrit Dehari, i cili kishte vdek në qendrën e paraburgimit në Prizren.