4 kandidatë për Rektor. Qe emnat e tyne!

Konkursi i hapun për Rektor t’Universitetit të Prishtinës, nuk ka zgju shumë interesim nga njerëzit e botës akademike në vend.

Gjysë ore para se të mbyllet afati për të konkuru për këtë post, vetëm 4 persona kanë konkuru për Rektor në UP.

Numri i konkurentëve për këtë post asht shumë ma i vogël se ai i vitin 2012, ku kishin konkurru 7 kandidatë.
Sekretari i Universitetit të Prishtinës Esat Kelmendi, ka konfirmu për lajmi.net se deri n’orën 15:00, kanë konkuru vetëm 4 kandidatë.

Lul Raka, Jusuf Musliu, Sali Bashota dhe Naser Sahiti janë kandidatët të cilët synojnë të vijnë në krye të UP’s.

Afati i fundit për të konkurue për Rektor asht sot deri n’orën 15:30, ndërsa që Rektori i ri do të zgjedhet me 4 Mars.