4 vjet nga vrasja e zyrtarit të EULEX’it, Audrius Senavicius

Sot bahen katër vjet kur në Zveçan asht vra zyrtari i EULEX’it Audrius Senavicius.

Ai asht vra derisa po shkonte në punë në pikën doganore e quejtun Porta 1. Persona të panjoftun kanë shti në kerrin që bartte pjesëtarët e EULEX’it ku nga plumbat ka mbetë i vdekun doganieri Senavicius.

Doganieri Senavicius ka qenë nga Lituania dhe deri tash askush nuk asht arrestue për vrasjen e tij.

 

Shperndaje në: