40 deshmitarë të mbrojtun për ‘grupin e Kumanovës’

kumanovaaa

Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave” në Kumanovë.

Prokuroria ka thirrë rreth 40 dëshmitarë të mbrojtun, ndërsa pritet që të thirren edhe nga mbrojtja e të akuzuemve.

Mbas ngjarjeve të Majit të vitit të kaluem në Kumanovë, kur u vranë 8 policë maqedonas dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosun shqiptar, Prokuroria Publike e Maqedonisë në Nandor ngriti padi kundër 29 personave të akuzuem për terrorizëm.