40 vjet burg për kriminelin Radovan Karadzic

Nëse deri dje për shkak të terminologjive juridike, nuk kemi pasë mundësi me e quejt kriminelë, nga sot edhe zyrtarisht Radovan Karadžić e mban mbi supe këtë epitet. Ai asht shpall fajtor nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte dhe iu shqiptue dënimi me 40 vjet heqje lirie.
Krimineli 70-vjeçar u dënue për krimet e kryeme gjatë luftës së Bosnjës. Ai gjithashtu u shpall fajtorë edhe në disa pika tjera për gjenocidin e Serbrenicës.
Vlen me u theksue se Karadžić, u lirue nga akuzat për gjenocid në 7 komuna gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë të vitit 1992 deri më 1995.
Në aktgjykimin ndaj tij thuhet se asht shpall fajtor për për persekutim, vrasje, deportime dhe akte çnjerëzore, terrorizim të popullsisë civile si dhe për marrje peng të ushtarëve ndërkombëtarë. Këto vepra penale janë të kualifikueme si krime kundër njerëzimit dhe shkelje e ligjeve të luftës.
Karadžić ka mohue t’gjitha akuzat e ngrituna ndaj tij, tue thanë se këto krime janë krye nga individë dhe jo nga njerëz që kanë qenë nën komandën e tij, mirëpo këto arsye nuk kanë gjetë vend tek trupi gjykues i Hagës.

Procesi i cili zgjati plot 8 vite vlerësohet si nji nga rastet ma të randësishme të gjykimeve për krime që nga Lufta e Dytë Botnore.
Mirëpo dënimi i i kriminelit Karadžić ka ngjallë reagime në Serbi. Kryeminsitri Aleksandar Vucic ka deklarue se Serbia e ka për obligim me u kujdesë për popullin e saj përtej kufijve të Serbisë.
I paralajmëroj ata që mendojnë se vendimin e sotëm kundër ish-Presidentit të Republika Srpsksa në Bosnje munden me shfrytëzue për sulm politik, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit – nuk duhet, nuk mundet dhe nuk kemi me lejue, ka thanë mes tjerash Kryeministri serb Vucic.
E rreth verdiktit të sotëm ka reague edhe organizata Amnesty International e cila dënimin ndaj kriminelit Karadzic e ka cilësue si nji hap të madh të drejtësisë. Në Hagë gjithashtu asht tue u gjykue edhe Gjenerali Ratko Mladic, i cili i ka komandue në mënyrë direkte forcat serbe të Bosnjës.
Ndërsa ish-Presidenti i Serbisë, Sllobodan Milloshevic, kishte vdekë gjatë kohës sa ishte tue u zhvillue procesi gjyqësorë ndaj tij.

Besohet se gjatë luftës së Bosnjës kanë vdekë 100 mijë njerëz. Lufta atje ka zgjatë gati 4 vjet, ndërkohë që konflikti ishte përmbyllë në konferencën e Daytonit.