400 refugjatë dyshohet se janë mbyt në Mesdhe

refugjatet

Ma shumë se 400 refugjatë mendohet se janë mbyt në Detin Mesdhe, me përmbytjen e varkave të tyne gjatë rrugës për n’Europë, ka thanë nji ambasador i Somalisë në Egjipt për BBC.

Raportet thonë se refugjatët ishin tue ikë nga Somalia Etiopia dhe Eritrea për në Itali, në katër anije të pasigurta për udhëtim.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella tha se Europa duhet me reflektu përballë “nji tjetër tragjedie në Mesdhe, në të cilën, me sa duket, disa qindra njerëz kanë vdek”.

Rreth 6 mijë refugjatë kanë lundru nga Libia ka konstatu Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

BE asht kritiku nga organizata për “vrasje me neglizhencë”, mbasi ajo ka ndërpre misionet e shpëtimit në Mesdhe.