42 zavendësministra, qe sa i kushtojnë buxhetit të vendit!

qeveriaaa

Vetëm për pagat e 42 zavendësministrave të Qeverisë së Kosovës, nga buxheti i shtetit shpenzohen gjithsej 545 mijë e 721 euro.

Derisa paga mesatare për nji zavendësministër asht 1.082 euro, shkruen Gazeta Fjala.

Kështu tregojnë të dhanat e nxjerra nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Simbas këtyne të dhanave kryeministri i Kosovës ka dy zavendëskryeministra, ndërsa secili ministër i Qeverisë së Kosovës në kabinetin e tij ka së paku dy zavendësministra.

Ndërkaq, 19 ministritë kanë gjithsejt 42 zavendësministra.