5 ditë fushatë, 30 ankesa në PZAP

32 asht numri i ankesave të cilat i janë drejtue për shqyrtim Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Kryetari i Sekretariatit të PZAP, Mulë Desku, kallxon për Radio Kosovën se numri ma i madh i ankesave asht ba nga Lëvizja Vetëvendosje.

Simbas Deskut, ankesat janë ba kryesisht për shkelje të kodit të mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.