5 Euro per me hy ne Schengen Zone!

part-par-par7427925-1-1-0

Te Merkuren, Unioni Europian bani publik planin me te cilin udhetari qe don me hy ne Schengen Zone, duhet me i pague 5 Euro per kontroll sigurie.

Ky propozim u bazue ne pervojen e SHBA dhe ju mundeson shteteve te Unionit Europian qe shpejt me kontrollue identitetin e dokumenteve te udhetarit.

Shtetasve te 60 shteteve ju ka ba e mundun qe pa viza me hy ne Schengen Zone, ku perfshihen SHBA, Kanada, Australia, Japani, Taiwani, Brazili, Chile, Argentina si dhe vendet si Shqipnia dhe Bosna.

Me sistemin e ri qe propozohet, qytetaret e ketyne shteteve ende mujn me hy ne zonen Schengen pa viza, por duhet me i pague 5 euro taks per kontroll sigurie.

Ky kontroll mundet me u krye edhe online, paguhet 5 euro dhe zgjate pese vjet.

Procesi nuk zgjate, asht çashtje minutash.

Taksen kane me pague te gjithe mbi moshen 18-vjeç.

Ne UE shpresojne se takse ka me nis me u pague deri ne vitin 2020.