5 kandidatë sfidojnë veten sot për Rektor

uprektorati

Marian Demaj, Nuredin Mestani, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Jusuf Musliu janë kandidatët të cilët janë në garë për Rektor të Universitetit të Prishtinës.

Nji gja të tillë e ka konfirmu zyrtari i Komisionit Zgjedhor të UP’s, Safet Thaçi, i cili ka njoftu se më 31 Mars pritet të mblidhet Këshilli Drejtues i UP’s për ta zgjedh Rektorin e ardhshëm të këtij institucioni.

Po ashtu, kryetari i Këshillit Drejtues, Ismet Salihu, ka thanë se konkursi edhe këtë herë do të zhvillohet sikurse herën e parë, derisa ka shtue se nëse edhe në këtë afat të zgjedhjes nuk arrin të emnohet askush në krye të UP’s, konkursi përsëritet prapë vetëm për Rektor dhe jo për nivelet tjera të menaxhimit.