5 Maji-Dita e Deshmorëve të Atdheut

deshmoret

Shenohet sot 5 Maji, Dita e Deshmorëve të Atdheut.

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Zyrtarë të shtetit dhe politikës do të vendosin kunora me lule përpara memorialit “Nanë Shqipni”, në nderim të ranëve në luftën anti-fashiste.

Pritet që sot paradite, Varrezat e Dëshmorëve të vizitohen nga kreu i qeverisë Edi Rama i shoqnuem nga aleati i tij Ilir Meta.

Ndërkohë që edhe strukturat e nalta të opozitës me në krye Lulzim Bashën pritet të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.