“5 mijë dollarë kush ia shkul nji fije floku zojës Clinton” – Burg për shqiptarin ma të urryem

Nji gjyqtare dha urdhën të Mërkurën (13 Shtator) për burgimin e Martin Shkrelit, ish drejtor egzekutiv i nji kompanie farmaceutike, mbasi arriti në përfundimin se ai kishte shkelë marrëveshjen e lirimit me kusht, tue shkrue nji mesazh në Facebook që ajo tha se përbante kërcënim për ish-kandidaten presidenciale, Hillary Clinton.

Muejin e kaluem, Shkreli, u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare që ai administronte, por ishte lejue me ndejt i lirë me kusht, deri në shpalljen e denimit, që asht caktue për në mes të Kallnorit.

Urdhni i djeshëm i gjyqtares në gjykatën federale të Bruklinit erdhi mbas nji postimi të Shkrelit, ku ai ofronte nji dhuratë prej 5 mijë dollarësh për cilindo që kishte me ja shkul zojës Clinton nji fije floku gjatë turit që ajo po ban për promovimin e nji libri të ri.

Avokatët e Shkrelit thanë se postimi ishte nji satirë politike. Por, gjyqtarja, Kiyo Matsumoto, tha se nuk e shihte këtë si humor dhe se oferta e Shkrelit ka mujt me u marrë seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates Clinton.

Oferta munet me u pa si “nji thirrje me sulmue”, tha gjyqtarja, tue i heqë Shkrelit lirinë me kusht të arritun kundrejt nji pagese prej 5 milion dollarësh.

Shperndaje në: