5 milionët e pasaportave, MPB: Ky vendim asht serioz dhe betejë e komplikueme ligjore

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Driton Gashi, ka mbajtë konferencë për media, ku ka folë për vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit në Paris për çashtjen e pasaportave, ku Kosova asht dënue me 5 milionë euro.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe avokati Gazmend Nush, i cili ka përfaqësue MPB në këtë rast .

Procesi ka zgjatë 3 vite e gjysë, ka sqarue fillimisht Gashi, tue thanë se dje, si Ministri, nuk kanë qenë të gatshëm me dhanë komente, raportom Rrokum. TV.

“Na presim me na ardhë kopja fizike që me mujt me analizue ne detaje vendimin ne tanesi”, ka thanë Gashi.

Ai ka ba me dije se janë tue i analizue vendimet e matutjeshme, tue shtue se ky vendim asht serioz dhe betejë e komplikueme ligjore.

Gashi ka thanë se vendimi i arbitrazhit ndikon ne kredibilitetin e Ministrisë, por edhe vet qytetarëve tanë, raporton Rrokum.TV.

Në anën tjetër, avokati Gazmend Nushi ka deklarue se ky vendim i arbitrazhit nuk asht i apelushëm dhe s’mundet me u ankimue në ndonji fazë ma të naltë.

“Ministria e Punëve të Mbrendshme duhet me fillue së pari me procesin e anulimit të këtij vendimi. Duhet pritë fjalën vendimtare se a ka me u egzekutue nga gjykata vendore”, ka thanë ai, tue sqarue se, nëse gjyjata ka me vendosë, MPB e zbaton.

I pyetun nga TV Rrokum se ku kanë me u marrë paret për me u ba ky damshpërblim, Gashi sqaroi se Gjykata Themelore në Prishtinë vendosë nëse duhet me u pague nga buxheti i Republikës së Kosovës. /Rrokum.TV