5 persona me nevoja të veçanta punësohen në Kuvend

Shoqata e të verbnëve të Kosovës, me rastin e ditës botnore të librit kanë botue revistën e parë për të verbnit në alfabetin Braj.

Ata i ka nderue më nji takim edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli i cili i ka shprehë gatishmëninë që me ju ndihmue shoqatës së të verbnëve dhe me u impementue të gjitha ligjet e dala nga Kuvendi i Kosovës për personat me aftësi të kufizueme.

Kryetari i shoqatës së të verbnëve të Kosovës, Bujar Kadriu tha se revista e quejtun “Syni”, ka krijue nji mundësi të mirë që me u informue edhe të verbnit.

Veseli u premtoi se deri në fund të këtij viti, kanë me u punësue 5 persona me nevoja të veçanta në Kuvendin e Kosovës, përfshi këtu edhe nji nga shoqata e të verbënve.