5 Shtatori vendoset si ‘Dita e Bamirësisë-Nana Tereza’

Me 61 vota për asnji kundër dhe asnji abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratue propozimin për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e bamirësisë – Nana Terezë”

E ky propozim u mbështet si rrallë herë nga krejt shefat e grupeve parlamentare si PDK, LDK e VV.

Adem Grabovci tha se PDK e mbështetë këtë nismë të vonueme. “Populli thotë ma mirë vonë se kurrë“, tha ai.

Alma Lama tha se shpallja e 5 Shtatorit asht nder i jashtëzakonshëm, që i bahet figurës së Nanës Terezë.

Derisa kerkoi nga Kuvendi, qe me reague ndaj qarqeve radikale, të cilët si tha ajo, janë përpjek me thy figurën e Nanës Terezë.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka reague ndaj qarqeve radikale, që janë përpjek me thy figurën e Nanë Terezes. Ky Kuvend duhet me reague fuqishëm ndaj çfarëdo lloj gjuhe e veprimi. Nanë Terezën e nderon mbanë bota, si mos ta nderojmë na. Kuvendi duhet me reague në rast të incidenteve të tilla”, tha ajo.

Papa Francesku tashma ka shpall shejtënimin e Nanë Terezës kurse ceremonia ka me u mbajt me 5 Shtator.