5 vjet nga rania e heroit Enver Zymberi

Ministria e Punëve të Mbrendshme dhe Policia e Kosovës ogranizojnë sot ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të pestë të ranies së heroit të Kosovës Enver Zymberi.

Ceremonia përkujtimore ka me fillue nga ora 10:00, ku në shejë nderimi ministri i Punëve të Mbrendshme Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK’s Shpend Maxhuni, kanë me vendosë kunora me lule te lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Mbas përfundimit të vendosjes së kunorave me lule te lapidari, vazhdohet drejt vendlindjes së heroit Zymberi në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht kanë me u ba homazhe te varri i tij dhe mandej vizitohet edhe familja e heroit.