50 ekspertë republikanë sulmojnë Trump’in, qysh pershkruhet ai

50 ekspertët republikanë të sigurisë paralajmëruen përmes nji letre të hapun se Donald Trump do t’ishte presidenti ma i papërgjegjshëm në historinë amerikane.

Simbas këtij grupi, në të cilin perfshihet ish-drejtori i CIA’s, Michael Hayden, Donald Trump nuk ka karakterin, vlerat dhe eksperiencën për me u ba president.

Shumë prej personave që firmosën letrën, kishin refuzue që të banin diçka të ngjashme në Mars.

N’anën tjetër, Donald Trump, tha se ata ishin pjesë e elitës së dështueme të Washingtonit që kërkon me ruejtë pushtetin.

Trump asht distancue prej shumë viteve për politikën e jashtme te republikanëve për disa çashtje.

Ai vuni në dyshim nëse SHBA’të duhet me respektue angazhimin ndaj NATO’s, mbështeti përdorimin e torturës dhe sugjeroi se Korea e Jugut dhe Japonia duhet të armatosen me armë bërthamore.

Komente të tilla kanë ba që shumë republikanë të shpallin hapun se nuk do të mbështesin dhe letra asht ngjarja ma e fundit në këtë kuadër.

“Ai dobëson autoritetin moral të SHBA’s si lider i botës së lirë. Duket se ai ka mungesa të njohunive bazë dhe besimit te Kushtetuta e SHBA’s, ligjet amerikane, institucionet amerikane, perfshi tolerancën fetare, lirinë e shtypit dhe gjyqësorin e pamvarun”,shkruhet në letrën e hapun, në të cilën thuhet se asnji prej firmëtarëve nuk ka me votue për Trumpin.

Ky i fundit, në nji komunikatë për media tha se populli amerikan duhet me i kerkue përgjigje emnave në letër për kaosin në botë.

Simbas tij, tashma çdo amerikan e di se kush meriton fajin për shndërrimin e botës në një vend kaq të rrezikshëm.

Trump tha se asht koha që këta njerëz me mbajtë pergjegjësi për veprimet e tyne.