50 persona te plagosun nga termeti ne Shkup!

Dheta pacientë janë trajtue në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”, mbas tërmetit të fuqishëm që goditi Shkupin me intesitet prej 5.3 shkallëve të Rihterit.

Mjekët nga spitali informojnë se ende po bahen inçizmet e nevojshme e nji pjese të pacientëve për të përcaktue lëndimet, njoftojnë mediat shqipe  në Maqedoni.

Simbas mjekëvë  disa pacientë u plagosën ndërsa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyne gjatë tërmetit të fortë që goditi Shkupin.

 

 Nji pjesë prej tyne kanë ra nëpër shkallë e shtëpisë apo ndërtesave, disa të tjera janë hedh nga tarraca nga katet e poshtme.

Ambulanca vetëm për 2 orë ka ndërhy në 6 pacientë të lënduem nga tërmeti.

Krejt janë transportue në spitalet në Shkup.