50 xhandarë e shpijunë serbë në veri të Kosovës

Rreth 50 xhandarë serbë dhe shpijunë të Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë, gjenden në veri qe dy ditë.

Këtë e konfirmojnë burime të gazetametro.net mbrenda Policisë së Kosovës në veri. Ardhja e tyne, simbas burimeve, asht e zakonshme në këso rastesh si zgjedhjet.

‘Po, kanë ardhë qe dy ditë. Por, ardhja e tyne asht e zakonshme në këso dite’, ka thanë burimi i Metro.

Edhe pse Policia në veri e ka mohe se ka nji informacion të tillë, Metro mëson se ata pjesëtarë kanë ardhë dhe se informacioni nuk konfirmohet nga Policia mbasi nuk arrijnë me pasë kontroll të plotë në veri.

Ndryshe, Metro mëson se këta xhandarë e shpijunë serbë po shoqnohen nga ‘krenat e krimit’ në veri.