500 mijë francezë në protestë: Dhunë e gaz lotsjellës

protestaa.jpg

Qinda mija francezë kanë mbushë sot rrugët dhe sheshet e qyteteve kryesore të vendit, që nga Parisi, Nanta, Marseja, Lioni, Tuluzi, Montpelje etj, për me protestue kundër ndryshimeve në ligjin e punës, i cili parasheh reduktimin e bonuseve për orët jashtë orarit të punës.

Gazeta “Le Monde” citon autoritetet franceze, simbas të cilave, në protestën kombëtare morën pjesë 150 mijë qytetarë, ndërsa Sindikata e Punëtorëve,  deklaroi se ishin 500 mijë protestues.

Protestat nisën të qeta e me kangë e valle, por shumë shpejt nisën me u ngja skenave të luftës, sidomos në periferi të Parisit. Simbas policisë franceze, nji grup të rish “anarkistë” prej jo ma shumë se 100 persona, dogjën, thyen e shkatërruen, shtylla ndriçimi e të tjera objekte të mobilimit urban, por edhe vetura publike e private.

Ata gjithashtu kanë gjuejtë policinë dhe xhandarmëninë me mjete të forta, e për pasojë, nji polic asht plagosë, ndërsa dheta protestues janë arrestue.

Nga ana e saj, policia ka ndërhy me gaz lotsjellës.

Protesta ka shkaktue mbylljen e shkollave publike të të gjitha niveleve në disa qytete.

Protesta e sotme po konsiderohet si matje e forcës përballë Qeverisë përpara 3 Majit, ditë kur Qeveria ka me nisë debatin 3-javor në Parlament për me ba ndryshimet në Ligjin e Punës.