53 aksidente trafiku vetëm mbrenda 24 orëve!

Policia e Kosovës ka ba të ditun se gjatë 24 orëve të fundit janë raportue 53 aksidente trafiku, prej të cilave, 27 kanë përfundue me persona të lenduem dhe 26 të tjera me dame materiale.

Ndërsa ndaj krejt pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thye rregullat e trafikut, policia ka shqiptue 816 gjoba kundërvajtëse.